Testet serologjike, mjeku Lul Raka apel të fortë në “Ilva Now”: Kujdes, disa teste janë të pasigurta!
Mjeku mikrobiolog në Kosovë, Lul Raka, ka bërë një pasqyrë mbi situatën e pandemisë globale të COVID-19. Ai theksoi se deri tani në Kosovë janë konfirmuar 604 pacientë tëprekur nga coronavirus, ku një pjesë e tyre vijojnë të trajtohen me oksigjen.
“Kemi 604 raste, dhe me këto raste i jemi përafruar Shqipërisë. Aktualisht në Klinikën Infektive janë të shtruar 58 pacientë, prej tyre 46 janë në gjendje stabile shëndetësore, 11 janë në oksigjeno-terapi, dhe një është në gjendje të rëndë shëndetësore. Në fushën e testimeve ne kemi kryer 5200 teste, kemi pasur në listë 6 514 kontakte të afërta që janë konstatuar që nga fillimi. Kjo është një pasqyrë në vija të trasha”, tha ai.
Ai foli edhe për testet serologjike, për të cilat bëri apel që të tregohet kujdes i madh, pasi një pjesë e tyre janë të pasakta, dhe kjo qasje çon në konkluzione të gabuara.
“Ne i përcjellim trendet botërore dhe e dimë se një prej problemeve është validiteti i testeve serologjike. Një pjesë e tyre që janë në treg nuk kanë saktësim. Duhet të kemi kujdes se çfarë teste përdorim sepse kjo na çon në konkluzione të gabuara”, tha ai.
I pyetur nga drejtorja e lajmeve në Euronews Albania, Ilva Tare nëse beson apo jo në idenë që virusi COVID-19 është krijuar në laborator dhe më pas është shpërndarë tek njerëzit, mjeku nga Kosova dha këtë përgjigje: “Mendoj se puna jonë është me parandalimin se sa me teoritë konspirative. Për ne si doli në laborator si nuk doli, ne duhet të ballafaqohemi me pasojat. Koha do të tregoj se kush ka pasur të drejtë. Dyshimi për ne është pjesë e pandashme dhe prioritet. Informatat për COVID-in janë shumë të panjohura, prandaj ka paqartësi dhe frikë në popullatë”, shtoi ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:16 Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)
- 22:10 “Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
- 21:52 Nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 21:41 “E morën vesh para 3 minutash që do ishin kandidatë”, Kthupi: PD, pronë private e Berishës
- 21:24 Brazili me mungesa kundër Norvegjisë, Lucas Paqueta ka një dëmtim në kofshë pas ndeshjes me Japoninë
- 21:12 Nesër sërish protestë para Parlamentit në orën 10:00