Testimi: Administrata e paaftë të dallojë të dhënat personale

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rrjedhjet e të dhënave personale kanë qenë një problem i hasur shpesh 2 vitet e fundit.

Por punonjësit e administratës publike, ata të cilët duhet të ruajnë këtë informacion, e kanë vetë të paqartë se çfarë quhet e dhënë personale, cila pjesë mund t’u jepet palëve të treta dhe cila është sensitive.

Kjo, sipas një anketimi të kryer nga komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale në 121 institucione shtetërore. Gjysma e të pyeturve janë punonjës të administratës qendrore, pjesa punonjësve të bashkive dhe institucioneve të tjera të pavarura. Por kryesisht individë që kryejnë përpunim të dhënash.

- Advertisement -

Vetëm 20% e të pyeturve janë trajnuar sesi menaxhohen të dhënat personale sipas ligjit. Rreth 35% mendojnë se baza ligjore në përpunimin e të dhënave është urdhri i shefit apo opinion i kryeministrit. Rreth 40% e administratës beson se emri dhe adresa janë të dhëna sensitive.

Madje, ka nga ata që e konsiderojnë normale që dokumente apo informacion personal t’u jepet dhe të afërmve, kur i kërkojnë ato në emër të një individi. Apo dhe të shpërndajnë të dhëna personale me e-mail tek një grup personash që presin data për të marrë një shërbim të njëjtë.

55% e punonjësve të pyetur nuk arrijnë të identifikojnë një e-mail të parregullt dhe 45% nuk janë në gjendje të kuptojnë objektivat e hakerave për marrjen e të dhënave personale. Për këtë arsye, komisioneri Dervishi e sheh si domosdoshmëri trajnimi e administratës për të mësuar më shumë mbi të dhënat që përpunojnë dhe administrojnë.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Mendonin se ishte zhdukur si specie, urithi i artë zbulohet pas 80 viteve

Një urith i artë që 'noton' në rërë është gjetur në Afrikën e Jugut, më shumë se 80 vjet pasi specia u cilësua si...

Përplasja e shqiptarëve në Londër me Policinë, avokati zbulon çfarë pritet të ndodhë

Avokati Naim Hasani është shprehur se autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar kanë qenë në zbatim të ligjit, në momentin që kërkuan shpërndarjen e tubimit...

Ministri serb i Mbrojtes falenderon ambasadorin rus: Ju ruani territorin tonë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç u takua me ambasadorin e Federatës Ruse në Beograd, Aleksandar Harchenko. Vuçeviç ka falënderuar gjatë takimit...

TË FUNDIT

Përplasjet e “çunave të Londrës”, organizatori: Telefonata që alarmoi policinë

Enkeleid Omi, organizator i tubimit në Londër ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania për të folur për ngjarjen që pasoi festën...

Moska akuzon Perëndimin: Po kërcënon ekzistencën e OSBE-së

Rusia tha më 29 nëntor se shtetet perëndimore kanë tentuar që t’ua ndalojnë pjesëmarrjen zyrtarëve rusë në takimin e Këshillit Ministror të Organizatës për...

Sondazh

A e mbështesni marëveshjen e Shqipërisë me Italinë për ardhjen e emigrantëve?
×