Tetë luftëtarë pro-Iranit vriten në sulmet amerikane në Siri
Të paktën tetë luftëtarë pro-iranianë janë vrarë në sulmet ajrore amerikane në lindje të Sirisë, tha një grup monitorues më 13 nëntor, pasi Uashingtoni kreu sulme një ditë më parë në kundërpërgjigje të sulmeve ndaj forcave amerikane.
“Numri i viktimave është tetë luftëtarë pro-Iranit, përfshirë të paktën një sirian dhe shtetas irakianë”, tha Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, pas sulmeve që SHBA-ja kreu të dielën mbrëma në zonat e Majadinit dhe Albu Kamalit, në provincën Ezor, që gjendet pranë kufirit me Irakun.
Shtetet e Bashkuara kryen sulme ndaj dy vendeve të lidhura me Iranin në Siri në kundërpërgjigje pas sulmeve ndaj forcave amerikane, tha të dielën sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.
Për herë të tretë në më pak se tri javë, ushtria amerikane ka shënjestruar lokacione në Siri që ka thënë se janë të lidhura me Iranin, shtet që mbështet disa grupe të armatosura të cilat Uashingtoni i fajëson për rritjen e numrit të sulmeve ndaj forcave të tij në Lindjen e Mesme.
“Forcat e ushtrisë amerikane kryen sulme precize ndaj ndërtesave në lindje të Sirisë, që përdoreshin nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit dhe nga grupet e lidhura me Iranin, në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme ndaj personelit amerikan në Irak dhe Siri”, tha Austin përmes një deklarate.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta