Tetë vjet me sytë nga Al Hol, 5 fëmijë të familjes Shuli nga Pogradeci ende në kamp
Teksa kthimet e fëmijëve të bllokuar në kampin Al Hol në Siri vijojnë, Dylber Shuli 82-vjeçari nga fshati Zagorçan i Pogradecit sërish nuk ka mundur të marrë lajmin e mirë se 5 mbesat e nipërit e tij po vinin.
Pas 8 vitesh pritje me shpresën se ata do kthehen tashmë ai është lodhur nga mosha, sëmundjet, por edhe pritja e gjatë. Nga hera e fundit që ai ka folur për mediat është shumë herë më i lodhur dhe i zhgënjyer që ende nuk ka një lajm për kthimin e 5 fëmijëve të shtëpisë Shuli.
“Fëmijët e Krenar Shulit janë të pafajshëm. Janë fëmijë 12 vjeç e poshtë. Do t’i ndihmojë, do t’i sjellim”, u shpreh ai për nipërit.
Dylberi megjithatë, teksa tregon në foto nipërit e tij, ende ka shpresë se nuk do t’i mbyllë sytë deri ditën që t’i shoh ata në oborrin e shtëpisë thotë ai edhe pse këtë ditë e sheh të largët
Djali i Dylberit, Krenar Shuli ka ikur para 8 vitesh bashkë me bashkëshorten e tij dhe 4 fëmijë. Aktualisht në kampin e Al Hol janë 5 fëmijë të familjes Shuli. Vajza e madhe lindi një djalë atje, pasi e martuan në moshën 12-vjeçare.
LEXONI GJITHASHTU:
Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret