Thaçi të dielën para gjykatës, ish-presidenti akuzohet për pengim të drejtësisë

7 Dhjetor 2024 | 14:20

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, dhe Fadil Fazliu, do ta kenë nesër paraqitjen e parë lidhur me aktakuzën që iu konfirmua të premten nga Prokuroria Speciale, për ndikim mbi dëshmitarët.

Ndërkohë, ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, pritet të dalë të hënën para gjykatës se Hagës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi të premten se ka ngritur akuza kundër ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për vepra penale të pengimit të drejtësisë.

Në njoftim thuhet se Thaçit iu dorëzua një fletë-arresti dhe se janë ngritur tri akuza për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, tri akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Në njoftim theksohet se Prokuroria ka arrestuar gjithashtu Bashkim Smakjan, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun, për përpjekje për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës.

Të enjten prokuroria bastisi edhe shtëpinë e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ndërsa sot prokuroria tha se i është lëshuar fletëthirrje për paraqitje para Dhomave të Specializuara e cila ka ngritur kundër tij dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Në njoftim thuhet se  nga 12 prilli 2023 deri në 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave të veçanta,  Thaçi u ka ofruar Smakaj, Kilaj, Fazliu dhe  Kuçit informacione të besueshme për zyrën e prokurorit,  dhe i udhëzoi ata që të ndikojnë në dëshmitë e dëshmitarëve dhe u ofroi hollësi si ta bëjnë këtë.

Aktakuza pretendon se Thaçi bashkërendoi tri grupe të veçanta, të formuara me tre të akuzuarit tjerë si dhe me Kuçin, me synimin për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026