Thano kritika partive politike: S’kanë moral të kërkojnë vota pasi tradhtuan premtimet
Kryeredaktori i gazetës ‘Dita’, Adrian Thano, tha se dy blloqet kryesore politike nuk e kanë moralin të kërkojnë votat e qytetarëve. Këtë deklaratë z. Thano e bëri në emisionin “Ilva Noë” të gazetares Ilva Tare.
“Dy blloqet e mëdha nuk kanë moralin politik. Mazhoranca nuk e ka moralin për të kërkuar mandatin e tretë, sepse është korruptuar, ka tradhtuar premtimet elektorale dhe ka 100 arsye të tjera. E vërtetë këtu është e qartë, këtu problemi është që të vërtetën nuk e thotë askush. Opozita, ish-qeverisja para 2013-s, e ka moralin për t’u rikthyer në pushtet? Nuk e ka. Nuk ka bërë asnjë distancë morale”, tha ai.
Ai u shpreh se tre partitë kryesore në Shqipëri, përfshirë PS, PD dhe LSI janë “dështakët më të mëdhenj” në këto 30 vite demokraci.
“Është 30 vjet kjo histori, ku 2+1 parti politike janë vazhdimisht alternativë dhe janë këto parti, që janë dështakët e mëdhenj të 30 viteve. Shqipëria është kjo që është. Shikonin të gjitha renditjet e Shqipëri, nuk po krahasohemi me Evropën, se nuk ka pikën e krahasimit, por krahasoni me ish-vendet komuniste, Shqipëri është e fundit. Shqiptarët janë këto që janë, sepse janë të tradhtuar nga elitat intelektuale dhe politike”, theksoi ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 18:23 Autoritetet shëndetësore afrikane pranojnë se 300 pacientë me Ebola kanë humbur gjurmët
- 18:19 BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:18 Ndarja e re territoriale, banorët e Juglindjes: Mos shkrini asnjë bashki
- 18:16 Haaland, nga golat në fushë te viralet në internet
- 18:15 Magyar: Hungaria mund të përmbushë kriteret e pranimit të euros deri në vitin 2030
- 18:14 Teuta prezanton futbollistin Esat Mala, vjen pas aventurës te Vllaznia