English

Thatësira kërcënon Evropën, në Spanjë thahen fushat, në Itali zbrazen lumenjtë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të thara dhe të etura për ujë. Fushat me oriz në Isla Major, në afërsi të Seviljes, duhet të ndizeshin nga ngjyra jeshile po të mos ishte për thatësirën historike që ka kapluar Spanjën, pas 3 vjet më shira të rralla dhe temperatura të larta.

- Advertisement -

Mungesa e shiut ka shkaktuar humbje në mbi 3.5 milionë hektarë të mbjella dhe ka penalizuar korrjet në Andaluzi, Kastija La Mança dhe komuna të tjera.

“Po jetojmë në një situatë alarmante dhe jo vetëm për shkak të këtij sezoni të agrikulturës. Ne nuk do të jemi në gjendje të mbjellim orizin. Kemi kaluar 5 sezone dhe ky do të bëhet i gjashti që do të ketë shumë probleme”- thekson Eduardo Vera Canuto.

Qeveria spanjolle i ka kërkuar ndihmë Brukselit që të zhbllokojë ndihmën nga fondi i krizës për të ndihmuar fermerët.

Ndërkohë, kjo është gjendja e lumit Po, më i madhi i Italisë. Rrjedha e tij është më e ulëta e 30 viteve të fundit, ngjashëm me situatën e verës së kaluar.

Kapiteni Giuliano Landini thotë se brenda pak ditësh do anulojë lëvizjet e anijeve turistike.

“Kam lundruar për herë të parë në Po kur isha 13 vjeç dhe mësova të notoj kur isha 5. Mbaj mend një lum të mbushur me jetë, me varka dhe peshkatarë. Ndërsa tani s’ka asgjë”- tha ai.

Thatësira në lumin Po është pasojë e mungesës së dëborës në Alpe. Gjithë rajoni përgjatë lumit, mes Torinos dhe Venencias, e njohur si lugina italiane e ushqimit, po vuan pasojat pasi peshkimi, agrikultura dhe turizmi, që tërheqin miliona turistë në vit, varen nga ujërat e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×