HIV AIDS, mjekët: Dominojnë moshat e reja, kanë turp të marrin masa mbrojtëse

28 Prill 2023 | 17:32

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme po njohin rritje dita ditës. Mjekët infeksionist referojnë se shkaqet janë disa, por faktor kryesor mbetet se shoqëria shqiptare e ka ende tabu bisedën për marrëdhëniet seksuale.

“Ajo që evidentohen është ndryshimi i partenerëve seksual që është një faktor i rëndësishëm. Marrëdhnëiet mes të njëjtës gjini, ulja e moshës se aktiviteti seksual, mungesa informacionit, dhe në popullata që kanë informacion , del problem tjetër mënyrat e transmetimit njihen vështirësia është e madhe se ekzistojnë tabu, nuk shkojnë të blejnë një prezervativ”- theksoi Nevila Kryemadhi mjeke infeksioniste.

Me të prekur janë adoleshentët dhe të rinjtë. “Grup-mosha është ulur haset poshtë të 20 ,kemi pacient 14 apo 15 vjeç si të infeksioneve gjenitale ashtu dhe HIV AIDS”- shton ajo.

Shqiptarët kanë turp të mbrohen por kur vjen puna te paraqitja tek mjeku a vijnë faza të hershme apo dhe këtu  kanë turp dhe vijnë vonë?

“Kryesisht vijnë vonë, e para se janë asimtomatike dhe kjo bën të paraqitesh në forma të vona, dhe  dyta turpi I bën të vijën në faza të vonshme kjo shihet tek HIV AIDS kur vijnë vonë

Sëmundjet që përhapen me anë të marrëdhënieve të pambrojtura janë disa duke nisur nga infeksionet deri tek HIV AIDS.

“HIV AIDS dominon, në numër pastaj fillojnë sifiliz por ajo që thashë janë dhe sëmundjet bakteriale, klamidiaza, gonokoku, sëmundjet parazitare”- theksoi ndër të tjera ajo.

Në klinikën e posaçme për sëmundjet seksualisht të transmetueshëm në spitalin infektiv paraqiten për këshillim mesatarisht  10 pacientë në ditë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026