Bie numri i krimeve, në vitin 2022 u shënuan 1700 vepra penale më pak se në 2021
Në vitin 2022, numri i vrasjeve dhe vjedhjeve është më i ulët se në vitin 2021. Statistikat tregojnë se numri i përgjithshëm i veprave penale ishte 5% më i ulët.
Veprat penale në vitin 2022 janë më të pakta në numër në krahasim me vitin 2021. Në raportin e publikuar nga INSTAT, shifrat tregojnë se vitin që lamë pas, numri i krimeve është 33 480, nga 35 210 që u regjistruan në vitin paraardhës.
Numri i autorëve të veprave penale, përfshi ata që ishin të dyshuar ishte 38 200, nga të cilët 94% meshkuj.
Nga ana tjetër numri i njerëzve të dëmtuar ishte, 13 600 dhe 40% kanë qenë të gjinisë femërore. Këto të fundit, kanë rënë pre e krimeve seksuale, dhunës në familje dhe krime kundër moralit.
Prokuroria e Përgjithshme ka proceduar penalisht 25 708 individë.
Sipas të dhënave, grup-moshat më të prirura për vepra penale janë në fashën 30 deri 44 vjeç, por shfaqje force ka dëshmuar edhe grup-mosha 18-29 vjeç.
Në vitin 2022, janë regjistruar, 42 vrasje me dashje, nga 61 që ndodhën në vitin 2021.
LEXONI GJITHASHTU:
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin