“Për detin, marrëveshje e shkëlqyer”, Dendias: Shembull për Turqinë
Të rejat për çështjen e detit duket se vijnë gjithnjë nga pala greke.
Pasi deklaroi dy javë më parë se brenda 2023-shit, pritet të ketë zhvillime, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka folur sërish për draft marrëveshjen që pritet të shkojë në Gjykatën ndërkombëtare të Hagës.
Në një intervistë për mediat greke, Dendias ka deklaruar se me Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama dakordësia në parim është arritur dhe se po pritet vetëm autorizimi nga presidenti shqiptar.
“Shqipëria ka rënë dakord në parim dhe këtu duhet të vendosim emër, Edi Rama u dakordësua në parim me sa pikërisht i propozojmë dhe Turqisë. Se si konkretisht do të specifikohet në draft projekti për Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, do duhet ta shohim në kuadrin e autorizimit që do t’i jepet qeverisë Rama nga presidenti shqiptar. Por parimisht, marrëveshja është e shkëlqyer, një marrëveshje shembull për Turqinë,” – u shpreh Dendias.
Kjo dakordësi sipas ministrit grek duhet të jetë shembull edhe për Turqinë.
“Të mos harrojmë se Edi Rama është mik i ngushtë i presidentit Erdogan, Shqipëria është vend mik i Turqisë. Unë besoj se mund të jetë njësoj vend mik edhe i Greqisë. Nuk e konsideroj një lojë të shumëzuar me zero. Por Shqipëria, mikja e Turqisë, ra dakord, bëri marrëveshje pikërisht me të njëjtin propozim që i bëmë dhe Turqisë,” – shtoi ai.
I pyetur edhe për njohjen e Kosovës nga Greqia, Dendias deklaroi se kusht mbetet dialogu dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve me Serbinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit