Thatësira nxjerr në pah qytetin 3,400-vjeçar në Irak

21 Qershor 2022 | 10:31

Një qytet 3,400-vjeçar u shfaq në Irak pasi niveli i ujit në një rezervuar ra me shpejtësi për shkak të thatësirës ekstreme.

Arkeologët kurdë dhe gjermanë gërmuan vendbanimin në rezervuarin e Mosulit, përgjatë lumit Tigër në rajonin Kurdistan të Irakut verior, në janar dhe shkurt.

Projekti ishte në partneritet me Drejtorinë e Antikiteteve dhe Trashëgimisë në Duhok për të ruajtur trashëgiminë kulturore të zonës për brezat e ardhshëm, shkruan CNN.

Vendi arkeologjik, Kemune, besohet të jetë qyteti i Zakhikut i epokës së bronzit, një qendër kryesore e Perandorisë Mittani që mbretëroi nga 1550 deri në 1350 para Krishtit.

Territori i mbretërisë shtrihej nga Deti Mesdhe në Irakun verior, sipas Ivana Puljiz, profesoreshë e re në departamentin e arkeologjisë në Universitetin e Freiburgut në Breisgau, Gjermani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026