Thellohet kriza politike në Britani të Madhe, dorëhiqen 40 ministra të Johnson
Kryeministri britanik Boris Johnson po refuzon të japë dorëheqjen pavarësisht bllokimi të kabinetit dhe një seri dorëheqjesh.
Më shumë se 40 ministra dhe zyrtarë kanë dhënë dorëheqjen duke thënë se nuk mund të shërbenin më nën udhëheqjen e tij të rrënuar nga skandalet.
Në një ditë të mbushur me zhvillime, ministrat hynin e dilnin nga zyra e kryeministrit, disa për të treguar mbështetjen e tyre, të tjerët për t’i kërkuar që të japë dorëheqjen.
Gjatë debateve të zhurmshme në Dhomën e Komuneve kryeministri refuzoi të gjitha kërkesat që të japë dorëheqjen.
“Sinqerisht, zoti kryetar, puna e një kryeministri në rrethana të vështira, kur i është dhënë një mandat kolosal, është të vazhdojë. Dhe këtë do të bëj”, u shpreh Johnson.
Kreu i Laburistëve Keir Starmer gjatë fjalës së tij tha se ministrat që japin dorëheqjen nga qeveria e Johnson duke pasur parasysh skandalet e fundit nuk kanë aspak integritet.
Por koha mund të mbarojë për Johnson; ai me sa duket dëshiron të luftojë për pozicionin e kryeministrit. Tani Johnson ka vetëm dy mundësi; ose të japë dorëheqjen ose kundërshtarët e tij do të lëvizin çdo gur për ta rrëzuar atë maksimumi brenda javë së ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta