Thellohet mjerimi në Rafa, OKB: Gjysmë milionë palestinezë janë zhvendosur nga lufta

14 Maj 2024 | 07:16

Afërsisht gjysmë milionë palestinezë janë zhvendosur gjatë ditëve të fundit si pasojë e përshkallëzimit të operacioneve ushtarake izraelite në jug dhe veri të Gazës, njoftojnë Kombet e Bashkuara.

Rreth 360 mijë palestinezë u larguan nga Rafahu, në jug të Gazës, gjatë javës së shkuar, tha Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë. Përpara se sa Izraeli të ndërhynte në Rafah, atje strehoheshin rreth 1, 3 milionë palestinezë. Autoritetet izraelite thonë se në Rafah gjendet baza e fundit e Hamasit.

Trupat izraelite po luftojnë militantët e Hamasit edhe në veri të Gazës, ku ushtria ndërmorri një operacion të madh në fillim të luftës.

Urdhrat për evakuim që u lëshuan të shtunën kanë detyruar zhvendosjen e më shumë se 100 mijë njerëzve deri më tani, tha për gazetarët të hënën zëvendës-zëdhënësi i OKB-së Farhan Haq.

Punonjësit e ndihmave po përballen me vështirësi për të shpërndarë ushqim, që sa vjen e mpaket, për qindra mijëra palestinezë për shkak të asaj që Izraeli e cilëson operacion të kufizuar në Rafah.

38 kamionë me miell mbërritën përmes pikës kufitare perëndimore Erez, një pikë hyrëse për në veri të Gazës, tha Abeer Etefa, zëdhënës i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara.

Izraeli njoftoi hapjen e pikës kufitare të dielën.

Por asnjë ushqim nuk ka hyrë në dy pikat kryesore kufitare në jug të Gazës gjatë javës së fundit.

Të dyja vendkalimet pranë Rafahut, ishin të mbyllura gjatë së hënës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026