Thërriti “Allahu Akbar” dhe qëlloi, detaje nga sulmi me armë në Belgjikë

16 Tetor 2023 | 22:05

Ngjarje e rëndë raportohet në Bruksel, aty ku një person ka hapur zjarr drejt qytetarëve duke vrarë të paktën dy dhe plagosur disa të tjerë.

Sipas informacioneve paraprake, autori ka thirrur “Allah Akbar” dhe ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov drejt qytetarëve.

Të paktën dy persona, të veshur me fanellat e kombëtares suedeze raportohet se kanë mbetur të vrarë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta para nisjes së ndeshjes Belgjikë-Suedi në kuadër të Euro 2024.

Autori ende nuk është arrestuar nga policia, ndërsa mendohet se ai është personi që duket në videon më poshtë:

“Emri im është Abdesalem Al Guilani dhe jam luftëtar për Allahun. Unë jam nga Shteti Islamik. Ne e duam atë që na do dhe e urrejmë atë që na urren. Ne jetojmë për fenë tonë dhe vdesim për fenë tonë. Elhamdulah.

Vëllai juaj u hakmor në emër të muslimanëve. Unë kam vrarë 3 suedezë deri më tani.  Ata të cilëve u kam bërë keq, le të më falin. Dhe i fal të gjithëve. Selam Alejkum”, dëgjohet të thotë ai në video.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026