Theu masën e arrestit shtëpiak për të shitur drogë, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “All Included”, duke arrestuar një 41-vjeçar që ndodhej në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
I arrestuari, E.S., u kap në flagrancë jashtë banesës së tij, ku vazhdonte të shiste lëndë narkotike. Gjatë kontrollit personal dhe në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi:
- 103 gramë kokainë të ndarë në doza për shitje
- 940 euro dhe 23,000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal
- Një armë të ftohtë, një bllokues valësh, një radio policie dhe municion luftarak
Njoftimi i policisë
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që shiste lëndë narkotike, në doza, Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “All included”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi E. S., 41 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në rrugë, shtetasin E. S., i cili kishte dalë nga banesa në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, që i kishte caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 41-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
- 103 gramë kokainë, të ndarë në doza për shitje
- 23,000 lekë dhe 940 euro, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve
- 1 armë të ftohtë, 1 bllokues valësh, 1 radio policie, municion luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve