Threads| Prezantohet aplikacioni i Metës me nofkën “vrasësi i Twitter”

6 Korrik 2023 | 11:16

Pronari i kompanisë Meta, Mark Zuckerberg, i cili zotëron Facebook dhe Instagram, ka prezantuar aplikacionin Threads, i cili pritet të jetë konkurrenti kryesor i Twitter.

Shumë e kanë quajtur këtë aplikacion “vrasësi i Twitter”, pasi do të funksionojë në mënyrë të ngjashme, me postime të bazuara në tekst që mund të pëlqehen, komentohen dhe shpërndahen.

Përdoruesit do të mund të ndjekin llogaritë që ndjekin tashmë në Instagram, si dhe të ruajnë emrin e përdoruesit, ndaj Meta shpreson që ky integrim me aplikacionet e tjera të tyre të kontribuojë në popullaritetin e Threads.

Sipas New York Times, Mark Zuckerberg ka qenë prej kohësh i interesuar në eliminimin e Twitter nga gara dhe për të siguruar një pozicion si pronar i platformave qendrore kur bëhet fjalë për bisedat online.

“Mirë se erdhe në Threads”, shkroi Zuckerberg në postimin e tij të parë në aplikacion, së bashku me një emoji zjarri.

Zuckerberg njoftoi se ky rrjet social regjistroi pesë milionë aplikues në katër orët e para të ekzistencës së tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor

Ministrat e mbrojtjes dhe të financave të Izraelit njoftuan plane për tre vendbanime të paligjshme në Gaza dhe më shumë se 400 milionë dollarë fonde...
11:50 | 18/07/2026

“Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland

Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur të drejtën e lirisë së fjalës së ekipit argjentinas të futbollit, pasi ata valëvitën një banderolë në mbështetje të pretendimit...
11:33 | 18/07/2026

Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë

Një sulm me raketa amerikane dëmtoi një impiant shkripëzimi në Iranin jugor në valën e fundit të sulmeve, sipas një zyrtari provincial. Impiantet e desalinizimit...
10:57 | 18/07/2026