Thumanë-Kashar, gati në 2024| Autostrada 21 km e gjatë do jetë me pagesë
Rruga Thumanë-Kashar, pjesë e korridorit Blu po ecën me ritme të shpejta. Deri më tani në këtë autostradë janë kryer 40% e punimeve.
“Për të thënë të drejtën punimet kanë ecur shumë mirë. Siç e shikoni kantieri është totalisht i angazhuar dhe bëhet fjalë për 40% të punimeve të volumeve që tashmë janë të dorëzuar,” – u shpreh ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Drejtuesit e qeverisë, të cilët ishin për inspektim në kantierin e rrugës, thonë se në të do të ndërtohen edhe vepra inxhinierike, si ura e nënkalime, ndërsa kalimi i saj do të jetë më pagesë.
“Në autostradën e shpejtësisë ku shpejtësia arrin deri në 140 kilometra në orë, por që sigurisht është me pagesë ose rrugët paralele të cilat do të jenë të kategorisë së superstradave që do të jenë pa pagesë. Do të ketë 11 ura, 12 nënkalime,” – tha Balluku.
Ndër të tjera ajo është shprehur se brenda 12 muajsh kjo rrugë do të jetë e aksesueshme për qytetarët.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta