Tik Tok/ Çdo prodhim i gjeneruar me Inteligjencën Artificiale do të etiketohet
Aplikacioni TikTok do të bëjë të dallueshme për përdoruesit çdo përmbajtje të prodhuar me inteligjencën artificiale. Vendimi vjen si pjesë e masave të reja kundër luftës ndaj dezinformimit.
Çdo përmbajtje e prodhuar me anë të inteligjencës artificiale do të duhet të etiketohet si e tillë, nëse shpërndahet në platformën TikTok. Në përpjekje për të luftuar dezinformimin dhe për të ndarë realitetin nga trillimi, lëvizja e radhës e platformës së gjigandit kinez ByteDance I bashkohet valës së përpjekjeve të kompanive teknologjike për të krijuar një përdorim më të sigurt të AI.
“Inteligjenca artificiale jep mundësi të jashtëzakonshme krijuese, por mund të ngatërrojë ose mashtrojë shikuesit nëse ata nuk e dinë se përmbajtja është krijuar nga AI”, tha kompania në një deklaratë.
Në shkurt, gjithashtu dhe Meta njoftoi se po punonte me partnerët e industrisë për standardet teknike që do ta bëjnë më të lehtë identifikimin nëpërmjet etiketave tek imazhet, videot dhe audiot e krijuara nga mjetet e inteligjencës artificiale.
Google gjithashtu njoftoj vitin e kaluar se logot me inicialet AI do të aplikohen për videot në YouTube si dhe platformat e tjera të grupit.
Një shtysë për etiketim dixhital të përmbajtjes së gjeneruar nga AI ishte gjithashtu pjesë e një urdhri ekzekutiv që Presidenti i SHBA Joe Biden nënshkroi në tetor të vitit të kaluar.
Gjatë muajve të ardhshëm, çdo përmbajtje e krijuar në TikTok do t’i bashkangjiten kredencialet e prodhimit, e cila do të mbeten edhe në momentin kur këto shkarkohen.
Vendimi vijnë vetëm dy ditë pasi ByteDance, kompania mëmë kineze, ka paditur ligjin e ri amerikan i cili do të ndaloj aplikacionin në SHBA, nëse TikTok nuk i shitet një blerësi të miratuar. Sipas padisë së palës kineze, ligji veçon në mënyrë të padrejtë platformën dhe është një sulm i paprecedentë ndaj fjalës së lirë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve