VIDEO| Pritë dhe vrasje policësh, kush është “bosi i drogës” që u arratis në Francë
Të paktën dy oficerë burgu janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë në Francë, pasi persona të armatosur i prenë rrugën një furgoni që po transportonte një të dënuar, me qëllim lirimin e tij.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat franceze, sipas të cilave policia i ka dhënë jetë një fushate të mirëfilltë kërkimi për personat përgjegjës për ngjarjen.
Sulmi i organizuar ndodhi rreth orës 11 me orën tonë në rajonin Eure, në veri të Francës, kur autorët, të maskuar, të pajisur me kallashnikovë dhe makina tip fuoristradë i bllokuan rrugën furgonit me të dënuarin në bord.
Ky i fundit, sipas mediave ndërkombëtare, u arratis bashkë me agresorët, duke u ndarë në dy automjete, një “Audi” të llojit “A5” dhe një “BMW” të serisë 5.
Ngjarja e rëndë vjen në një kohë kur në mbarë Evropën është rritur dhuna e lidhur me trafikun e drogës.
Qyteti jugor i Marsejës ka qenë epiqendër e dhunës së klaneve përgjegjëse për kontrollin e narkotikëve.
Burime policore franceze e identifikuan të dënuarin e arratisur me emrin Mohamed A, i dyshuar për urdhërimin e disa vrasjeve dhe për lidhje me bandat me ngjyrë të narkotrafikut.
Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin deklaroi se një operacion i gjerë kërkimi ka nisur. “Të gjitha mjetet do të përdoren për të gjetur këta kriminelë. Në bazë të udhëzimeve të mia, disa qindra oficerë policie dhe xhandarë janë mobilizuar”, njoftoi Darmanin në rrjetin “X”.
Lidhur me ngjarjen reagoi edhe vetë presidenti Emmanuel Macron, i cili deklaroi se po merren të gjitha masat për gjetjen dhe arrestimin e agresorëve.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë