Vizita e Presidentit të Kinës në Francë, Mema zbulon arsyet: Duan botë multi-polare

9 Maj 2024 | 19:16

Analisti Medlir Mema nga SHBA është shprehur se vizita e presidentit të Kinës, Xi Jinping në Francë vjen pasi të dy vendet nuk duan që një udhëheqje vetëm të SHBA-ve në botë, por duan një botë multipolare.

Komentet Mema i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se Franca prej kohësh nuk ka qenë dakord me udhëheqjen e SHBA në botë.

Ai tha gjithashtu se Kina përmes nismës ‘brezi dhe rruga’ po zynon të ‘hyjë’ në Europë dhe pse jo ta përçajë atë nga SHBA.

“Kina ka pasur interes të hershëm për Europën, sepse Europa është një nga tregjet më të rëndësishëm në botë, por e shikon atë si një aktor të rëndësishëm që ta përçajë atë nga SHBA. Rusisë, Kinës, Iranit, Turqisë deri diku, por edhe Francës nuk i pëlqen që të udhëheqin vetëm SHBA.

Kërkojnë një sistem multi-polar, sepse mendojnë se në atë sistem edhe aleancat janë më fleksibël dhe është më e mundur që ata të kenë zërin e tyre, e jo vetëm të ndjekin SHBA nga pas. Ka kuptim të plotë që Franca ka qenë aty. Kina prej kohësh përmes një iniciative që quhet Rripi dhe Rruga, është një iniciativë që përshkruan gjithë rajonin aziatik deri në Europë”, tha Mema.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026