“TiK Tok nuk do shitet në SHBA”- Kompania kineze ankimon vendimin e senatit amerikan
Kompania kineze ByteDance, e cila e ka në pronësi TikTok-un, ka thënë se nuk e ka ndër mend ta shesë aplikacionin e famshëm që është kthyer në një mollë sherri në kohët e fundit. Ky vendim i kompanisë vjen pasi Senati amerikan miratoi një ligj sipas të cilit TikTok-u duhet të shitet, ose do të ndalohet në Amerikë.
“ByteDance nuk ka plane për ta shitur TikTok-un. Raportimet në mediat e huaja për shitjen e TikTok-ut nga ByteDance janë të pavërteta.”, tha kjo kompani në llogarinë e vet zyrtare në Toutiao.
Në fillim të kësaj jave, TikTok-u tha se do të ankohet në gjykatë kundër ligjit që e cilëson si jokushtetues.
Presidenti amerikan, Joe Biden, e nënshkroi të mërkurën ligjin i cili do ta ndalojë TikTok-un në Shtetet e Bashkuara, nëse pronari i saj ByteDance nuk e shet atë brenda një viti.
Ligjvënësit nga të dyja partitë në SHBA – si dhe zyrtarët ligjorë dhe të inteligjencës – kanë shprehur shqetësime se autoritetet kineze mund ta detyrojnë ByteDance-in t’ia dorëzojë të dhënat e më shumë se 170 milionë amerikanëve që e përdorin TikTok-un.
Shqetësimet e tyre burojnë nga një sërë ligjesh kineze të sigurisë kombëtare – të cilat i detyrojnë organizatat ta ndihmojnë vendin në grumbullimin e të dhënave.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë