Tiktok etiketon përmbajtjet AI, çdo ndodhë me prodhimet e gjeneruara prej saj
Çdo përmbajtje e prodhuar me anë të intelgjebcës artificiale do të duhet të etiketohet si e tillë, nëse shpërndahet në platformën TikTok.
Në përpjekje për të luftuar dezinformimin dhe për të ndarë realitetin nga trillimi, lëvizja e rradhës e platformës së gjigandit kinez ByteDance i bashkohet valës së përpjekjeve të kompanive teknologjike për të krijuar një përdorim më të sigurt të AI.
“Inteligjenca artificiale jep mundësi të jashtëzakonshme krijuese, por mund të ngatërrojë ose mashtrojë shikuesit nëse ata nuk e dinë se përmbajtja është krijuar nga AI”, tha kompania në një deklaratë.
Në shkurt, gjithashtu dhe Meta njoftoi se po punonte me partnerët e industrisë për standardet teknike që do ta bëjnë më të lehtë identifikimin nëpërmjet etiketave tek imazhet, videot dhe audiot e krijuara nga mjetet e inteligjencës artificiale.
Google gjithashtu njoftoj vitin e kaluar se logot me inicialet AI do të aplikohen për videot në YouTube si dhe platformat e tjera të grupit.
Një shtysë për etiketim dixhital të përmbajtjes së gjeneruar nga AI ishte gjithashtu pjesë e një urdhri ekzekutiv që Presidenti i SHBA Joe Biden nënshkroi në tetor të vitit të kaluar.
Gjatë muajve të ardhshëm, çdo përmbajtje e krijuar në TikTok do t’i bashkangjiten kredencialet e prodhimit, e cila do të mbeten edhe në momentin kur këto shkarkohen.
Vendimi vijnë vetëm dy ditë pasi ByteDance, kompania mëmë kineze, ka paditur ligjn e ri amerikan I cili do të ndaloj aplikacionin në SHBA, nëse TikTok nuk i shitet një blerësi të miratuar. Sipas padisë së palës kineze, ligji veçon në mënyrë të padrejtë platformën dhe është një sulm i paprecedentë ndaj fjalës së lirë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit