Tinka Kurti jeton në shtëpi për të moshuar, Euronews zbulon arsyet pas këtij vendimi

7 Prill 2025 | 18:23

Aktorja e mirënjohur shqiptare, Tinka Kurti, po jeton aktualisht në një shtëpi për të moshuar në periferi të Tiranës. Lajmi ka ngjallur reagime dhe emocione të forta në opinionin publik, për shkak të statusit ikonik të artistes në historinë e kinematografisë shqiptare

Burime për Euronews Albania konfirmojnë se vendimi për të qëndruar në këtë ambient ka qenë vullneti i vetë aktores dhe është vetë ajo që paguan azilin.

Sipas të njëjtave burime, Tinka Kurti nuk është e panjohur me këtë ambient, pasi në të njëjtën vilë ka jetuar dhe xhiruar për gjashtë muaj filmin “Boldero në Vilën e Pleqve”. Gjatë atyre xhirimeve, ajo ka ndarë përditshmërinë me aktorë të tjerë dhe të moshuarit që banonin aty.

Në moshën 92-vjeçare, artistja gëzon përkujdesje të vazhdueshme nga personeli mjekësor dhe stafi i shtëpisë për të moshuar, ndërkohë që familjarët dhe miqtë e saj vijojnë të jenë të pranishëm me vizita dhe mbështetje morale.

Shteti i siguron pension të posaçëm, por shpenzimet për qëndrimin e saj mbulohen nga vetë aktorja dhe familjarët e saj, të cilët kanë qenë të përfshirë në mënyrë të vazhdueshme në kujdesin ndaj saj.

Tinka Kurti është një nga figurat më të rëndësishme të skenës dhe ekranit shqiptar, me një karrierë që shtrihet në mbi 60 vite.

Ajo ka interpretuar në më shumë se 50 filma artistikë dhe mbi 150 shfaqje teatrale, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën shqiptare. Për kontributin e saj të jashtëzakonshëm, ajo është e dekoruar me titujt ‘Nderi i Kombit’ dhe ‘Artistja e Popullit’ dhe “Mjeshtër i Madh i Punës” nga Presidenti i Republikës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026