Tirana 7 derbi pa fitore, kryeqyteti “vishet” i kuq
Në një atmosferë spektakolare, mes rivalitetit historik dhe nervave, Partizani ka mposhtur Tiranën në derbi, duke veshur kryeqytetin me ngjyrën e kuqe. Skuadra e Orges Shehit triumfoi në shifrat 1-2, duke konsoliduar vendin e tretë, e duke përkeqësuar situatën tek Tirana që aktualisht e sheh veten jashtë final 4. Në Air Albania me mbi 12 mijë të pranishëm, të kuqtë morën 3 pikë me shumë vlerë, ndërsa mbeten edhe 3 javë në dispozicion.
Ndeshja ishte e balancuar deri në minutën e 16, aty ku Maget realizoi një gol të bukur, pas një predhe nga jashtë zone, me topin që u devjiua dhe nga shpina e Hoxhallarit, për të shkuar në rrjetë. Reagimi do të vinte më tej nga Tirana, që riktheu ekuilibrat me Abazajn, pas një gjuajtje të saktë me kokë. Fraksioni i parë u mbyll në barazpeshë, por tensioni ishte i madh gjatë gjithë kohës, me gjyqtarin Eldorjan Hamiti që nuk i kurseu kartonët e verdhë, madje as ata të kuq.
Në minutën e 88-të Tirana mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Jonuzi u ndëshkua me të kuq, ndërsa në fund u akorduan 8 minuta shtesë. Magette ishte në ditën e tij me fat, ku ishte padyshim heroi i të kuqve, pasi në minutën e 93 realizoi dhe golin e fitores, duke ngritur peshë tifozërinë e kuqe, pas një gjuajtje sërish në hyrje të zonës, me topin që u ndal në rrjetën e Kozit. Në vijim i kuq dhe për Hadrojin, por që nuk shërbeu për asgjë, pasi Partizani fito nderbin e tretë sezonal, duke i marrë 10 pikë Tiranës në 4 ndeshje, me bardheblutë që nuk fitojnë që prej tetorit të vitit 2022.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta