Tirana College of Technology lançon kursin për Menaxhimin Teknik të Hoteleve
Në përgjigje të rritjes të industrisë së turizmit dhe kërkesës së biznesit për staf të kualifikuar, Tirana College of Technology ka shpallur çeljen e kursit të specializuar “Menaxhimi i Sistemeve Teknike në Hotele”.
Ky program, i pari i këtij lloji në Shqipëri, është konceptuar si një zgjidhje praktike për mirëmbajtjen e ekosistemeve teknike në strukturat akomoduese, duke garantuar siguri dhe cilësi për konsumatorin.
“Zhvillimi, teknologjia, modernizimi dhe tregjet janë shumë faktorë që ndikojnë kërkesën për punësim dhe kërkesën për profesionistë. Sot jemi duke folur për çeljen e një kursi të ri, i cili i shërben një sektori që pa diskutim është një sektor që formësohet nën ndikimin e ekonomisë shqiptare: sektori i turizmit. Ky sektor nuk ka vetëm nevojë për standarde në ofrimin e shërbimeve direkte ndaj klientit, por padiskutim ka nevojë edhe për teknikë të ndryshëm, që njohin specifikat e të gjitha ndërtesave të hotelierisë dhe specifikat e suportit teknik për dhënien e një shërbimi të mirë”, tha ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.
“Shqipëria vuan për mungesën e specialistëve të mirëfilltë në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe rruga jonë drejt Bashkimit Evropian na kushtëzon hapjen e këtyre kurseve, për formimin e specialistëve në këto drejtime, të cilët të jenë të aftë jo vetëm brenda vendit, por edhe në kuadër të lëvizjes së lirë në Bashkimin Evropian”, u shpreh Andonaq Lamani, rektori i Kolegjit Universitar TCT.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e industrisë e shohin këtë certifikim si shpëtim për biznesin, në një kohë kur Shqipëria po klasifikon hotelet me yje.
“Për mua është kënaqësi që, në emër të industrisë hoteliere, të flas për rëndësinë e këtij kursi dhe për vlerësimin që ju keni bërë duke e hapur atë në një kohë të nevojshme, madje të vonuar, për përgatitjen e njerëzve që janë të domosdoshëm në këtë industri”, tha Zak Topuzi, presidenti i Shoqatës së Turizmit.
Tirana College of Technology dhe përfaqësuesit e biznesit propozuan që menaxheri teknik të jetë pjesë e detyrueshme e kritereve për licencimin e hoteleve. Një hap që, nëse miratohet, do t’i jepte fund improvizimeve dhe do të niste një epokë të re sigurie në turizmin shqiptar.
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë