“Tirana Connectivity Forum”, bën bashkë ekspertët më në zë për ndërlidhjen
“Tirana Connectivity Forum” do të mbahet për herë të gjashtë nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Tiranë, në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer, Fondacionin Fridrih Ebert dhe Fondacionin Hans Zidel, nën patronazhin e presidencës gjermane të Këshillit të BE-së.
Për herë të parë, ky forum do të zhvillohet nën kushtet e jashtëzakonshme të një pandemie globale, që do të jetë pikërisht edhe fokusi i bisedimeve të këtij eventi, ku nuk do të mungojnë folës të rëndësishëm.
Ky është i vetmi event që mbulon temat e konektivitetit, reformave dhe zgjerimit në Evropën Jug-lindore dhe është kthyer në pikë reference për diskutimin e iniciativave për ndërlidhjen në Ballkanin Perëndimor, duke sjellë dhe zhvilluar ide inovative, si dhe duke informuar për Procesin e Berlinit, konektivitetin dhe bashkëpunimin rajonal. “Tirana Connectivity Forum” do të transmetohet live në Euronews Albania.
Ardian Hackaj, Drejtor i Kërkimit në “Institutin për Bashkëpunim dhe Zhvillim” thotë se ky event nuk është vetëm për Shqipërinë dhe rajonin por bëhet fjalë për ekspertë nga e gjitha bota.
“Është rasti i parë kur këto tre fondacionet gjermane bashkohen për një event. Do të kemi presidentin Romano Prodoi që do të flasë për ndërlidhshmërinë mes Italisë dhe anës lindore të detit Adriatik. Kemi përshëndetje nga Komiisoneri për Zgjerimin”, tha z. Hackaj.
Pranvera Kastrati, eksperte për ndërlidhjen ekonomike dhe digjitale thotë se, ndërlidhja rajonale ka sjellë përfitime për të gjithë vendet. Një prej tyre ka qenë “kanali jeshil” që gjatë pandemisë është përdorur për kontrollin e lëvizjes së mallrave.
“Kjo mundësoi që gjatë 50-70% të pikave kufitare në Ballkanin Perëndimor që janë monitoruar pritja në kufi ishte 20 deri në 40 minuta”, tha znj. Kastrati.
Odeta Barbullushi, Përgjegjëse e Zonës Rajonale Ekonomike në zyrën e Kryeministrit tha se projekti është në kuadër të afrimit të Ballkanit Perëndimor me BE. Ajo tha se Shqipëria ka përfituar projekte të rëndësishme në planin material në fushën e transportit hekurudhor, duke përmendur linjën që do të lidhë Durrësin dhe Tiranën me Rinasin.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht
- 21:58 Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
- 21:53 Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot