“Tirana Connectivity Forum”, ndërlidhja në kohë pandemie, rreziqet dhe mundësitë

2 Tetor 2020 | 17:12

“Tirana Connectivity Forum” u organizua për herë të gjashtë nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Tiranë, në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer”, Fondacionin Friedrich Ebert” dhe Fondacionin Hanns Seidel”, nën patronazhin e presidencës gjermane të Këshillit të BE-së dhe media partner Euronews Albania.

Për herë të parë, ky forum u zhvillua nën kushtet e jashtëzakonshme të një pandemie globale, që ishte edhe fokusi i bisedimeve të këtij eventi. Nuk munguan as tema të tjera me rëndësi për vendet e Ballkanit Perëndimor, siç është integrimi në Bashkimin Evropian, rëndësia e zbatimit të reformave, thellimi i bashkëpunimit rajonal si dhe me partnerë të tjerë të rëndësishëm, sfidat me të cilat hasen të rinjtë.

Mes folësve të këtij forumi ishte edhe ish-Presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi, i cili një pjesë të fjalës së tij ja kushtoi integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

“Të tëra vendet e Ballkanit, pra jo vetëm vendet e ish-Jugosllavinë, duhet të mbajnë mend qëllimin që kanë për anëtarësimin në BE. Këtë duhet ta bëjmë sa më shpejt dhe të kemi të qartë se ku e kemi objektivin në të ardhmen”, u shpreh z. Prodi.

Të tjerë folës të rëndësishëm në këtë forum ishin edhe Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, ekonomisti amerikano-serb Branko Milanovic, politikani gjerman Peter Beyer, si dhe përfaqësues të fondacioneve gjermane dhe panele të përbëra nga ekspertë të ndërlidhjes.

“Tirana Connectivity Forum” është i vetmi event që mbulon temat e ndërlidhjes, reformave dhe zgjerimit në Evropën Jug-lindore dhe është kthyer në pikë reference për diskutimin e iniciativave për ndërlidhjen në Ballkanin Perëndimor, duke sjellë dhe zhvilluar ide inovative, si dhe duke informuar për Procesin e Berlinit dhe bashkëpunimin rajonal.

 

Lexoni gjithashtu:

Për herë të parë në Ballkan, ambasadori Soreca lajmëron se BE do ofrojë 70 milionë euro për përfshirjen sociale në Shqipëri

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021