“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm Jagland, i përfshirë në dosjen Epstein
Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese nga autoritetet norvegjeze që kanë nisur hetime për korrupsion në lidhje me raportet e tij me financierin e dënuar për krime seksuale, Jeffrey Epstein.
Vendimi u mor unanimisht nga Komiteti i Ministrave të KiE-së, ndërsa vetë institucioni bëri të ditur se heqja e imunitetit është realizuar me kërkesë të autoriteteve norvegjeze, për t’i hapur rrugë procesit ligjor ndaj ish-zyrtarit të lartë. Sipas njoftimit zyrtar, masa vjen pas zbulimeve mediatike të publikuara që prej nëntorit 2025, të cilat e lidhin Jagland me Epstein.
Sipas prokurorëve amerikanë, Epstein kishte ndërtuar një rrjet të gjerë shfrytëzimi seksual të të miturve dhe mbante kontakte të rregullta me figura të fuqishme ndërkombëtare. Në disa prej email-eve të publikuara, Jagland rezulton të ketë pasur korrespondencë me të. Në një prej mesazheve ai përmend një vizitë në Tiranë, ndërsa në një tjetër i përgjigjet kërkesës së Epstein për ta ndihmuar në vendosjen e një kontakti me Ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov. Nuk është e qartë nëse një takim i tillë është realizuar ndonjëherë.
Emri i Jagland u përmend gjithashtu në dokumente të lidhura me çështjen Epstein, të publikuara nga Departamenti amerikan i Drejtësisë në fund të janarit.
Agjencia norvegjeze kundër krimit ekonomik, Økokrim, kërkoi zyrtarisht heqjen e imunitetit për të vijuar hetimet në një çështje të rënduar korrupsioni. Me vendimin e fundit të Këshillit të Evropës, Jagland nuk gëzon më mbrojtje nga ndjekja penale.
Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 07:21 Dhunohet një efektiv i Policisë Rrugore në Shkodër, autorët në kërkim
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë