Tirana prezanton Lushkjan, mesfushori që u transferua në Moldavi, gati disa lojtarë
Pas një aventure disa mujore në Moldavi tek skuadra e Sherif Tiraspol Regi Lushkja është rikthyer në kampionatin shqiptar. 26-vjeçari është përforcimi më i ri i bardhebluve, të cilët kanë bërë dhe prezantimin e mesfushorit. Lushkja do të jetë në dispozicion të trajnerit Orges Shehi që në ndeshjet e para, teksa pritet që kryeqytetasit të vijojnë përforcimet.
Lushkja luajti për 6 sezone tek Laçi aty ku shkëlqeu me performancat e tij. Kujtojmë se në garë për marrjen e shërbimeve ishte dhe skuadra tjetër e kryeqytetit, Partizani. Aktualisht Tirana po zhvillon një merkato të qetë, ku nuk kanë munguar as largimet. Realf Zhivanaj u largua nga bardheblutë, teksa ka nisur aventurën e re me Dinamon.
Kampionët në fuqi po tentojnë dhe kthimin e lojtarëve të cilët dhanë kontributin e tyre në fitimin e titullit, teksa ende nuk janë publikuar emrat. Objektivi sezonal është vendi i parë, por diçka e tillë duket e vështirë, kjo për faktin se konkurrenca është e madhe. Aktualisht tabela e klasifikimit udhëhiqet nga rivalët e përjetshëm të Partizanit me 29, 4 më tepër se bardheblutë.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta