Tirana triumfon në Taekwando, 180 sportistë nga 8 ekipe në Kupën e Republikës
Vlora mirëpriti kupën e 29 të Republikës në Taekwando. 180 sportistë nga 8 ekipe u përballën në pallatin e sportit “Flamurtari”, nga mosha 4 deri në 38 vjeç
Për kreun e Federatës interesi është gjithnjë e më i lartë.
“Duke filluar nga viti 95′ që kam filluar për herë të parë, ka pasur rritje sigurisht dhe e shohim te gocat, e kemi pasur shumë të vështirë të futeshin gocat, siç e shikon ka shumë goca nga lloj-lloj moshash”, thotë Ardian Caushi, kreu i Federatës së Taekwando.
Përparim Kamberaj, trajner i Flamurtarit tregon se pas 5 viteve inaktiv, këtë herë vendosi të garonte edhe si sportist.
“Do të doja që më shumë reflektorë të drejtoheshin nga të gjitha elementët që kanë reflektorëve informimit në vend, të drejtoheshin nga ky art sepse nuk promovon dhunën po i bën njerëzit të ndihen të fortë”, shprehet Përparim Kamberaj, trajner i Flamurtarit.
Xhekson Titini prej 7 vitesh është kampion në kategorinë 18-36 vjeç, ndërsa tashmë ka fituar aftësi edhe si trajner.
“Po bëj gati 14 vite që merrem me eksperiencën e Taekwondo, ku katër vite e gjysmë kam si sportist dhe me pas jam trajner i ekipit të Tiranës dhe kam 7 vite që jam kampion i kategorisë 18- 36. Eksperienca më e bukur është për disiplinë dhe jam rritur dhe edukuar për të mësuar artin e Taekwondo për fëmijët nga mosha 4 por edhe deri në 55 vjeç”, thotë Xhekson Titini.
Sportistet vajza disiplina dhe vetëmbrojtja i ka afruar me këtë art marcial.
“E kam zgjedhur për të mbajtur trupin në formë dhe për t’u marrë me diçka jashtë shkollës. Nga Fieri dhe kam 6 muaj që kam filluar”, shprehet një vajzë.
Pjesëmarrës në këtë garë ishin edhe prindërit e sportistëve nga qytete të ndryshme.
Kupa e Shqipërisë u fitua nga skuadra e Tiranës.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Ndeshja me Dinamon, e shitur”-Gazetari: Flamurtari do i drejtohet Prokurorisë
- FOTO| Shpallet kompania fituese e projektit për stadiumin “Flamurtari” në Vlorë
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit