Tiranë| Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 30-vjeçari me rekorde kriminale
Gabriele Peqini, një 30-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë është arrestuar këtë të martë nga policia e Tiranës.
Policia bën me dije se 30-vjeçari me rekorde të shumta kriminale dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore, u ndalua në afërsi të mbikalimit të Casa Italias.
30-vjeçari qarkullonte i armatosur, me mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara si dhe posedonte lëndë narkotike.
Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” pasi në vitin 2022, në Durrës, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas.
Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me krëhra e municion luftarak.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset