Tjetër goditje Hezbollahut, forcat speciale izraelite arrestojnë komandon e lartë

3 Nëntor 2024 | 11:47

Forcat speciale të marinës izraelite kanë kapur një eksponent të rëndësishëm të Hezbollahut në Liban.

Një zyrtar i ushtrisë hebraike deklaroi se personi i arrestuar nga komandot është marrë në Izrael për t’u marrë në pyetje nga shërbimet e inteligjencës.

Agjencia e lajmeve “Axios” citoi burime izraelite të thoshin se i arrestuari quhet Imad Amhaz dhe është përgjegjës për operacionet detare të Hezbollahut.

Kryeministri në detyrë i Libanit, Naxhib Mikari i kërkoi ministrit të Jashtëm të dorëzojë një notë proteste në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Hezbollahu dhe Izraeli kanë shkëmbyer zjarr thuajse çdo ditë që nga nisja e luftës në tetor të vitit të kaluar.

Konflikti, që ka zhvendosur dhjetëra mijëra njerëz në të dy anët e kufirit, u kthye në një luftë totale më 1 tetor të këtij viti, kur trupat izraelite ndërmorën një operacion tokësor në jug të Libanit.

Në vend ndodhen rreth 15  mijë ushtarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026