TKOB çel sezonin e ri artistik me dy mbrëmje gala në sheshin “Skënderbej”
Teatri i Operës dhe Baletit çeli sezonin artistik mbrëmjen e së premtes në sheshin “Skënderbej”, me një mbrëmje gala që do të vijojë edhe këtë të shtunë.
Nën titullin “Opera Opening-Countdoën”, mbrëmjet gala zhvillohen në sheshin para godinës, që është drejt përfundimit të rikonstruksionit.
Artistët e TKOB-së dhe këngëtarë të njohur të muzikës së lehtë dhe moderne janë ngjitur në skenë gjatë natës së parë, me pjesë nga prodhimet më të suksesshme të operës dhe baletit, këngë të njohura të muzikës së lehtë shqiptare dhe hiteve botërore.
Mes tyre spikatën mexosopranoja, Vikena Kamenica, sopranoja Dorina Selimaj, dirigjenti Dritan Lumshi, baritoni Armando Likaj, instrumentistë të orkestrës së TKOB-së, trupa e kori i TKOB-së, fëmijët e shkollave 9-vjeçare të Tiranës, si dhe balerinë të TKOB-së.
Drejtoresha e këtij institucioni, Zana Çela, në prani të ministres së Kulturës Elva Margariti u shpreh në një konferencë të para pak ditëve se shtëpia e operës dhe baletit hap së shpejti dyert e rikonstruksionit të parë dhe të plotë në historinë e saj.
Mbrëmjet gala të Teatrit të Operës dhe Baletit shënojnë nisjen e sezonit të ri dhe hapjen së shpejti të godinës së rikonstruktuar. Ministrja e Kulturës e konsideroi domosdoshmëri që artistët të hyjnë sa më shpejt në shtëpinë e tyre.
Ndërsa në sallën e madhe punimet vazhdojnë ende, ato kanë përfunduar në sallën e orkestrës, të korit, në palestrën e ansamblit apo dhe të balerinëve, sikurse edhe në sallat e shtuara për shfaqjet e ndryshme artistike, si dhe studiot ku këngëtarët do të bëjnë prova.
Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 18:58 SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup
- 18:02 Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion