Tkurret ekonomia gjermane, kontraktimi për të dytin vit teksa afrohen zgjedhjet

15 Janar 2025 | 16:44

Ekonomia gjermane u kontraktua me 0.2 për qind vitin e kaluar, pasi ishte tkurrur me 0.3 për qind në 2023-shin.

Sipas përllogaritjeve të Zyrës Federale të Statistikave, DESTATIS, diferenca e çmimeve që përmirësoi GDP-në ishte 0.2 për qind më e ulët në 2024-n sesa në vitin paraardhës.

Rënia e performancës ekonomike në Gjermani u rrit në 0.2 për qind pas ndryshimeve të bëra për efekte kalendarike, thuhet në një komunikatë.

Sipas DESTATIS, presionet ciklike dhe strukturore penguan një zhvillim më të mirë ekonomik në vitin që sapo lamë pas.

Ato ndikuan në rënien e konkurrencës për eksportin e produkteve gjermane në tregjet kryesore, në rritjen e kostove të larta energjetike, në mbajtjen lart të normës së interesit dhe në rritjen e pasigurisë për parashikimin ekonomik.

“Përballë gjithë këtyre faktorëve, ekonomia gjermane u kontraktua sërish në vitin 2024”, deklaroi drejtoresha e institutit të statistikave, Ruth Brand.

Pas riparimit të efekteve të çmimeve, vlera tërësore e shtuar e ekonomisë ra me 0.4 për qind vitin e kaluar, me dallime të thella në performancën e sektorëve të ndryshëm.

Në manifakturë, prodhimi ra dhe vlera e tij u tkurr ndjeshëm minus 3 për qind krahasuar me vitin paraardhës. Rënia u ndje veçanërisht në prodhimin e makinerive dhe pajisjeve për industrinë e automjeteve.

Ndërkohë, prodhimi mbeti i ulët edhe në fushat e energjisë, industrisë së çelikut dhe atë kimike. Ndërsa në ndërtim, rënia në 2024-n ishte 3.8 për qind.

Të dhënat e fundit vijnë pak javë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, ku riparimi i ekonomisë gjermane mbetet çështja kryesore.

Rritja ekonomike në ngërç, pasiguria fiskale, rreziqet gjeopolitike, kostot e larta të energjisë dhe dobësimi i sektorit të automjeteve përbëjnë shqetësim për qytetarët.

Ekspertët thonë se, pa reforma që zhbllokojnë investimet e mëdha dhe që nxisnin konkurrencën, ekonomia më e madhe e Evropës rrezikon të mbetet e sëmurë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë

Komisioni Evropian po rinovon përpjekjet për të çuar përpara procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, duke rekomanduar hapjen e Grupit 3 të negociatave,...
20:28 | 06/07/2026

Spanja pritet të mirëpresë 100 milionë turistë këtë vit

Spanja ka të ngjarë të arrijë objektivin e saj prej 100 milionë mbërritjesh turistësh të huaj këtë vit gjatë sezonit vendimtar të verës, një fakt...
18:23 | 06/07/2026

Shpërthejnë zjarre në Francë, mbi 10 mijë të evakuuar

Në Francë, shtatë departamente në jug janë nën alarm të kuq për shkak të rrezikut shumë të lartë të zjarreve në pyje, ndërsa 41 zona...
18:16 | 06/07/2026