“Tkurret” tregtia e jashtme/ Në 2023 shitëm 440 mld lekë mallra, 10% më pak se 2022
Tregtia e jashtme u tkurr vitin e kaluar. Të dhënat tregojnë se nga eksportet, Shqipëria fitoi 440 mld lekë, ose 10% më pak se në vitin 2022.
Bilancet tregtare që dalin në shifrat zyrtare të eksporteve në vitin 2023, tregojnë se Shqipëria ka shitur mallra me vlerë 440 mld lekë.
Në krahasim me vitin 2022, të ardhurat janë tkurrur me 10% ose 47 mld lekë më pak, ndërsa rënia duket të jetë, më e lartë edhe se në vitin 2020, kur tregjet u bllokuan për shkak të mbylljes së kufijve nga pandemia.
Shifrat, po ashtu tregojnë se produkti shqiptar i çuar jashtë nuk është tkurrur, por humbjet rezultojnë të kenë ardhur kryesisht nga zhvlerësimi i monedhave të huaja, si euro, dollari e paundi.
Partneri kryesor tregtar ishte Italia edhe gjatë vitit të kaluar, me të cilën kemi eksportuar 189 mld lekë mall, ndjekur nga Kosova, Greqia, Gjermania e Spanja nga të cilat kemi marrë së bashku 112 mld lekë.
Ndërkohë, edhe importet kanë rënë me 8%, ku Shqipëria pagoi 873 mld lekë për të blerë mallra nga jashtë.
Edhe në këtë drejtim Italia është vendi që na furnizon masivisht aty ku kemi paguar 194 mld lekë, ndjekur nga Kina dhe Turqia me rreth 90 mld lekë secila.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta