Rritje ekonomike 3.2% në 2024, BB: Në Shqipëri do ndikojë turizmi dhe projektet

10 Janar 2024 | 16:16

Banka Botërore parashikon se ekonomia shqiptare do të rritet me 3.2 % këtë vit. Në raportin më të fundit për Perspektivat Ekonomike Globale, parashikohet që zgjerimi i Prodhimit të Brendshëm Bruto të mbështetet nga rritja e konsumit, ulja e inflacionit, projektet infrastrukturore dhe të ardhurat nga turizmi.

Shtetet me rritjen më të ulët në Ballkanin perëndimor pritet të jenë Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa zgjerimin më të lartë do ta ketë Kosova.

Në rang botëror, ekonomia pritet të rritet me vetëm 2.4 përqind këtë vit, niveli më i ulët i dekadave të fundit. Kjo për shkak të zvogëlimit të rezervave të kursimeve, rënies së kërkesës për shërbime, apo shtrëngimet e politikave monetare.

Raporti shpjegon se kërcënim mbeten çmimet e larta të ushqimeve, të cilat pritet të zbuten më tej këtë vit.

Banka Botërore parashikon që çmimet mesatare të naftës në vitin 2024 të ulen, por nga ana tjetër për të përballuar kriza të ngjashme vendet duhet të nxisin rritjen e pagave investimet e biznesit duke ulur pjesërisht financimin e tyre permes kredisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i bërë publik në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Tirana rezulton të jetë destinacioni më i vizituar...
22:15 | 20/07/2026