“Toka e atij që e punon”, Rama tregon si bëhen regjistrimet nëse s’ka letra

28 Tetor 2022 | 15:56

Në një sërë raportesh dhe analizash të Ministrisë së Bujqësisë, mungesa e dokumentacioneve të pronësisë cilësohet si një prej pengesave kryesore të realizimit të investimeve në ndihmë të fermerëve.

Këto pengesa nuk janë tejkaluar as nga ligji i miratuar në 2020 për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë. Ligji në fjalë u jep tituj pronësie të gjithë fermerëve që zotërojnë akte të marrjes në përdorim të tokës, sipas ligjit 7501.

Qeveria është duke menduar një tjetër zgjidhje. Kryeministri Edi Rama thotë se po shikohet mundësia që pronësia të njihet mbi bazë të faktit, pra atij që e punon tokën. 

 “Zgjidhja që ne do t’i japim është që në qoftë se vjen dikush dhe thonë do bëjmë një investim X për zhvillimin bujqësor apo blegtoral, ne do t’ia regjistrojmë atë copë toke që është për këtë aktivitet,” – u shpreh Rama.

Nëse për tokën e regjistruar sipas kësaj formule shfaqen pretendime pronësie nga persona të tretë, atëherë shteti do të marrë në mbrojtje investitorin. 

 “Personi e merr, e gëzon atë përgjithmonë në bazë të faktit. Po që se dikush tjetër del dhe e pretendon, me të do merret shteti, nuk merret më personi dhe kështu jemi në rregull,” – tha kryeministri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ditën e 37-të të protestës në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një kolazh me dy fotografi që pasqyrojnë...
22:51 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
19:43 | 06/07/2026