“Toka është mbuluar me kufoma”- Zelensky rrëfen luftimet e ashpra në Soledar

10 Janar 2023 | 13:10

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka zbuluar detaje në lidhje me luftimet e ashpra që po zhvillohen në lindje të Ukrainës.

Në fjalën e tij, Zelensky vlerësoi maksimalisht luftëtarët ukrainas të cilët sipas tij mund të pengonin sulmin rus në qyetetin e vogël të minierave të kripës, Soledar.

Ai tha se qëndrueshmëria e forcave të vendit të tij në rajonin e Donbasit e kishte ndihmuar Ukrainën të fitonte kohë dhe të fitonte forcë.

Megjithatë, ai theksoi gjithashtu situatën e rëndë në Soledar ku tha se nuk kishte “pothuajse asnjë mur mbrojtës” në qytetin lindor.

“Gjithçka është shkatërruar plotësisht, pothuajse nuk ka mbetur më jetë. Mijëra njerëz të tyre kanë humbur. E gjithë toka pranë Soledarit është e mbuluar me kufomat e pushtuesve dhe plagët nga goditjet. Kështu duket çmenduria”, tha Zelensky në përshkrimin që i bëri situatës.

Ai shtoi: “Beteja për Donbasin vazhdon. Dhe megjithëse pushtuesit tani kanë përqendruar përpjekjet e tyre më të mëdha në Soledar, rezultati i kësaj beteje të vështirë dhe të gjatë do të jetë çlirimi i të gjithë Donbasit tonë. Falënderoj të gjithë luftëtarët tanë që mbrojnë Bakhmutin tonë dhe demonstrojnë qëndrueshmëri maksimale! Falënderoj të gjithë luftëtarët në Soledar që u bëjnë ballë sulmeve të reja e edhe më të ashpra të pushtuesit!

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026