Tom dhe Jerry në jetën reale, dyshja fantastike pjesë e filmit që ndërthur aksionin dhe animacionin

26 Shkurt 2021 | 08:29

Breza të tërë janë rritur me aventurat e dyshes fantastike Tomi dhe Jerry, një armiqësi e mbushur me lojëra dhe plot fantazi për fëmijët.

Tom dhe Jerry këtë herë rikthehen në ekran  ndryshe, dalin nga bota e kartonëve për të dhuruar aventura mes miqve të tyre njerëz. Karikaturat klasike të maces dhe miut rikthehen në një version filmik që ndërthur animacionin dhe aksionin e drejtpërdrejtë.

Në shoqërinë e dyshes është aktorja Chloe Moretz dhe si një ekip kanë për detyrë të organizojnë një martesë madhështore në një hotel, por ka vetëm një problem: edhe Jerry qëndron në hotel, duke sjellë probleme të shumta. Pa harruar kurthet me armikun e tij të betuar Tomin.  

Regjisori i filmit është Tim Story, i njohur për filmin e tij “Katër fantastikët”. Ai u rrit me karikaturat Tom & Jerry dhe dëshironte të krijonte një film që i pëlqen jo vetëm brezit të tij, por edhe fëmijëve të sotëm.

[
cite_header=Ju jeni thjesht duke menduar vazhdimisht se si t’i bëni homazhe të kaluarës por në të njëjtën kohë edhe duke kujtuar në vitin 2021 ju e dini tashmë se fëmijët sot kanë në duar objekte inteligjente dhe kurrë nuk mund të flasësh me ta. Unë vetëm doja të isha i sigurt se filmi do të japë kënaqësi për të gjithë brezat.
cite_author=Tim Story
cite_description=Regjisor
]

Aventurat e Tomi dhe Jerry në botën reale do të mund të shijohen në kinema duke nisur nga 26 shkurt. Prej vitit 1992 dyshja fantastike ka qenë prezent në jetën e të gjithë fëmijëve duke dhuruar argëtim e duke mbetur në kujtesën e të gjithëve.

Pavarësisht viteve dhe zhvillimit të teknologjisë të gjithë i njohin dy personazhet e animuar.

 

Lexoni gjithashtu: 

Filmat fantastiko-shkencorë, një vështrim mbi prodhimet e reja në Netflix dhe futurizmin utopik

Jeta e Musine Kokalarit| ‘Nuk kam nevojë që të jem komuniste për ta dashur vendin tim’

Piktura sekrete e Van Gogh e krijuar në 1887, vepra shfaqet për herë të parë për publikun e gjerë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026