Topollaj: Partia e Metës klienteliste, ka përdorur pushtetin për të pasuruar veten
Kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Fabian Topollaj e ka cilësuar si klienteliste, partinë e Ilir Metës.
Në një intervistë për Euronews Albania, Topollaj nënvizoi se Lëvizja Socialiste për Integrim, sot Partia e Lirisë, ka pasur mundësinë që të luante rolin e një partie që mund të ruante balancat në vend, por bëri të kundërtën.
“Partia e zotit Meta ka mbajtur vulën e një partie klienteliste në Shqipëri, e cila pavarësisht se ka pasur mundësinë që të luante rolin e një partie që ruante balancat, më tepër i ka prishur se i ka ruajtur. Ka qenë një parti klienteliste që e ka përdorur pushtetin për të pasuruar veten dhe përmes pasurimit mund të investonte për të marrë pushtet nga e para.
Nga ky koncept, ne nuk kemi asnjë lidhje me mënyrën se si funksionon partia e zotit Meta. Por e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Partinë Demokratike që sot ndodhet në pikë të hallit. Një parti e madhe politke e cila është ndarë në dy fraksione të mëdha. Me këtë lloj modeli, nuk kemi lidhje me asnjërën palë”, theksoi ai.
Bindja Demokratike do të garojë e vetme në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen më 14 maj të vitit 2023.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit