Topollaj: Partitë e vogla nuk mbijetojnë se nuk i lejon sistemi zgjedhor
Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Fabian Topollaj, teksa ka komentuar lëvizjen politike “Shqipëria bëhet” është shprehur se partitë e vogla nuk mbijetojnë për shkak se nuk i lejon sistemi zgjedhor.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se në skenën politike shqiptare janë dy tre personazhe që kanë të gjithë pushtetet në dorë.
“Vlera e partive të vogla është se janë të vetmen që e denoncojnë këtë sistem politik që është vetëm në Shqipëri dhe është bërë me qëllimin që të përfitojnë vetëm 2-3 kryetarë partish të mëdha që garantojnë suksesin e tyre politik pavarësisht se përfaqësojnë në fakt të vjetrën dhe regresin në këtë vend.
Ne kemi në skenën politike shqiptare dy tre personazhe që kanë të gjithë pushtetet të patrazuara. Kjo nuk ndodh kurrë në botë. Është një sistem politik që është ngritur nga këta njerëz që favorizon pozitat e tyre të veçanta. Në Shqipëri ndryshe nga vendet e tjera, alternativat e reja nuk kanë pasur sukses elektoral”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ndërron jetë turistja italiane e aksidentuar sot në Pogradec
- “Propagandist i Jugosllavisë”, Ramabaja ikën nga emisioni pas debatit me Shehollin
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit