Tornado në SHBA, vdes një person pasi shembet çatia e një teatri
Një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një stuhi shkatërroi çatinë e një teatri në Illinoi të SHBA-së.
Rreth 260 persona ishin brenda teatrit Apollo, kur çatia u rrëzua në orën 19:55, tha departamenti lokal i zjarrfikësve.
Shefi i zjarrfikësve, Shawn Schadle, u tha gazetarëve se 28 persona u dërguan në spital, ndërsa pesë prej tyre ishin në gjendje të rëndë.
Një seri tornadosh të fuqishme u regjistruan në disa shtete amerikane të premten, duke lënë të vrarë të paktën katër persona në vend, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Dëme të shumta u raportuan në pjesën e jugut dhe të perëndimit. Shtetet e Arkansasit dhe Misurit shpallën gjendje të jashtëzakonshme. Dhjetëra mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë