Tornadot dhe stuhitë e mëdha, raportohet për gjashtë të vdekur në SHBA
Tornadot dhe stuhitë e mëdha e kanë goditur Tenesin të shtunën mbrëma, duke i lënë të vdekur së paku gjashtë njerëz.
Moti ekstrem në disa pjesë të shtetit jugor të Amerikës shkaktoi dëmtimin e ndërtesave dhe ndërprerjen e energjisë elektrike.
Tre njerëz humbën jetën në rrethinën veriore të kryeqytetit të këtij shteti, Nashville.
Dy të rritur dhe një fëmijë humbën jetën në qytetin Klarksville, rreth 80 kilometra në veriperëndim.
Kryetari i Klarksville, Joe Pitts, shpalli gjendje të jashtëzakonshme, përfshirë një orë policore duke filluar në orën 21:00, raporton REL.
“Zemra na dhemb për familjet e atyre që humbën më të dashurit e vet. Qyteti është i gatshëm t’iu ndihmojë atyre në këtë kohë të vështirë”, tha Pitts.
Njëzet e tre njerëz të tjerë janë lënduar dhe po trajtohen në spital në këtë pjesë të vendit.
Shërbimi Kombëtar i Motit i bëri disa paralajmërime për tornado në Tenesi të shtunën.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë