Tornadot dhe stuhitë në SHBA, raportohet për të paktën 20 të vdekur

27 Maj 2024 | 16:41

Së paku 20 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e tornadove dhe stuhive që kanë goditur katër shtete në SHBA në fundjavë, duke shkatërruar shtëpi dhe duke lënë qindra mijëra njerëz pa rrymë.

Shtatë njerëz vdiqën në veri të Teksasit, tetë në Arkansas, tre në Kentuki dhe dy në Oklahoma. Qindra të tjerë u lënduan dhe gati 500.000 shtëpi mbetën pa energji elektrike në disa shtete të dielën.

Stuhitë shkaktuan dëme të mëdha nga veriu i Dallasit deri në veriperëndim të Arkansasit. Të hënën, meteorologët thanë se tani me rrezik të madh do të përballet lindja, një pjesë e madhe e vendit nga Alabama deri në Nju Jork Siti.

Guvernatori i Kentukit, Andy Beshear, shpalli gjendje emergjente të hënën në mëngjes përmes një postimi në rrjetin social X.

Në Teksas, rreth 100 njerëz u lënduan dhe më shumë se 200 shtëpi dhe ndërtesa u shkatërruan, tha guvernatori Greg Abbott.

“Shpresat dhe ëndrrat e familjeve dhe bizneseve të vogla të Teksasit janë shkatërruar nga stuhitë e njëpasnjëshme”, tha Abbott, shteti i të cilit është përballur me mot të lig, përfshirë stuhi të cilat vranë tetë njerëz në Hjuston në fillim të këtij muaji.

Pjesa qendrore e SHBA-së është përballur me mot vdekjeprurës këtë muaj.

Tornadot në Ajova vranë pesë njerëz dhe lënduan dhjetëra të tjerë javën e kaluar. Në prill u shënua numri i dytë më i madh i tornadove në vend.

Meteorologët dhe autoritetet i paralajmëruan qytetarët të kërkonin strehim urgjent, pasi stuhia po marshonte drejt këtyre shteteve të shtunën dhe të dielën.

Stuhi të fuqishme parashikohet të ketë në Illinojs, Misuri, Kentuki dhe Tenesi, shkruan REL.

Meteorologët thanë se Karolina e Veriut dhe Virxhinia përballen me mot të lig nga 27 maji.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026