Torra Veneciane dhe Amfiteatri i Durrësit, në qendër të interesit të turistëve

19 Qershor 2026 | 17:49

Sitet arkeologjike dhe historike të Durrësit po tërheqin një numër gjithnjë e më të lartë vizitorësh të interesuar për historinë, kulturën dhe trashëgiminë e qytetit antik.

Turistë nga vende të ndryshme të Europës dhe nga Shtetet e Bashkuara po e përfshijnë gjithnjë e më shumë Durrësin në itineraret e tyre turistike.

Sipas specialistëve të trashëgimisë kulturore, këtë vit është shënuar një rritje e dukshme e numrit të vizitorëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Kemi pasur një sezon të mbarë për sa i përket fluksit të vizitorëve në Torrën Veneciane. Turistët janë të grupmoshave dhe kombësive të ndryshme. Ata vijnë me një informacion paraprak për sitet që do të vizitojnë, por janë kuriozë të mësojnë më shumë. Interesi ka qenë më i lartë se vitin e kaluar dhe jemi ende në fillim të sezonit veror”, thotë Ina Ajazi, specialiste e Qendrës Muzeore në Durrës.

Interesi më i madh i turistëve përqendrohet te Torra Veneciane, Amfiteatri i Durrësit, Muzeu Arkeologjik dhe monumentet e tjera me vlera historike të qytetit.

Vizitorët e huaj shprehen të impresionuar nga trashëgimia kulturore, kushtet klimatike dhe atmosfera që ofron qyteti bregdetar.

“Vijmë nga Italia. Është hera e parë që vizitojmë Durrësin dhe na pëlqen shumë. Jemi këtu prej dy ditësh dhe qytetin na e rekomanduan miqtë tanë. Sot do të shkojmë në plazh për të shijuar detin dhe diellin”, thotë një turiste.

Për shumë turistë, kombinimi i historisë me turizmin bregdetar e bën Durrësin një destinacion të veçantë për pushime.

“Jam shumë e lumtur që ndodhem këtu. Ka klimë të mirë, mot të bukur dhe vende historike interesante. Është hera e parë që vij në Durrës dhe deri tani përshtypjet janë shumë pozitive. Sot do të vizitojmë edhe plazhin”, thotë një turiste.

Rritja e fluksit të vizitorëve konfirmon interesin në rritje për turizmin kulturor dhe historik, duke e kthyer Durrësin në një nga destinacionet më të rëndësishme për njohjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026