Trafikuan 4.3 ton drogë nga Amerika Latine drejt vendeve të BE, SPAK dërgon për gjykim 10 persona
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë procedimin penal për 10 të pandehur, të akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe ndihmë në kalim të paligjshëm të kufijve.
Të pandehurit, konkretisht Musa Gjikola, Sokol Masha, Jani (alias Ilir) Meçja, Akil Alushi, Selami Lushkaj, Klodjan Muça, Denis Harusha, Lorenzo Çadri, Ledri Lulashi dhe Arian Gjata, akuzohen për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal, me role të ndryshme si drejtues, financues dhe pjesëmarrës në veprimtari të paligjshme.
Sipas SPAK, hetimet janë kryer në bashkëpunim me autoritete ndërkombëtare nga Brazili, Ekuadori, Franca, Holanda, Italia dhe Serbia, si dhe me ndihmën e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Policisë së Shtetit. Në qendër të hetimeve kanë qenë edhe komunikimet e enkriptuara në platformën “SkyECC”, të siguruara përmes bashkëpunimit ndërkombëtar.
Nga hetimet rezulton se grupi ka trafikuar sasi të mëdha lëndësh narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian, si dhe ka ndihmuar kalimin e paligjshëm të 55 shtetasve sirianë nga Shqipëria drejt Italisë.
Në total, sipas SPAK, bëhet fjalë për rreth 4,340 kilogramë lëndë narkotike, përfshirë kokainë, heroinë dhe kanabis, të trafikuara në disa episode kriminale gjatë viteve 2020–2021.
Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë
Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz
- 11:41 Mijëra persona në Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë
- 11:31 Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
- 11:18 Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
- 11:13 Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë
- 10:44 Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz
- 10:43 Zyrtari i Emirateve të Bashkuara Arabe: Sulmet e Iranit, shenjë se janë të paaftë të angazhohen për uljen e tensioneve