Tragjedi mbi njerëzimin, tërmeti në Venezuelë dyshohet se ka shkaktuar nga 10 mijë deri 100 mijë viktima! Çfarë dimë deri tani?

25 Qershor 2026 | 08:10

Venezuela është goditur nga dy tërmete të fuqishme mbrëmjen e së mërkurës, me një diferencë prej më pak se një minute mes tyre, duke shkaktuar panik te banorët dhe dëme të konsiderueshme në disa zona të vendit.

Sipas të dhënave të raportuara, tërmeti i parë me magnitudë 7.2 ballë u regjistrua pranë San Felipe, në shtetin Yaracuy. Vetëm 39 sekonda më vonë, një lëkundje edhe më e fortë me magnitudë 7.5 ballë goditi të njëjtën zonë, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një bilanc zyrtar për viktimat apo shkallën e dëmeve, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionet në terren.

USGS paralajmëron se pasojat mund të jenë të rënda. Sipas vlerësimeve paraprake, ekziston një probabilitet prej 44% që numri i viktimave të kalojë 10 mijë persona dhe një mundësi prej 30% që ai të tejkalojë 100 mijë pas tërmetit të dytë.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në kryeqytetin Karakas, ku raportohen shembje ndërtesash, ndërprerje të furnizimit me karburant dhe persona të bllokuar nën rrënoja që kërkojnë ndihmë.

Ministri i Brendshëm u ka bërë thirrje qytetarëve të largohen nga banesat e tyre dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve, për shkak të rrezikut nga lëkundje të tjera pasuese.

Ekipet e shpëtimit dhe shërbimet e emergjencës janë angazhuar në zonat më të prekura, ndërsa pritet një pasqyrë më e qartë e situatës në orët në vijim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lufta në Ukrainë, Trump vlerëson Zelenskyn: Po ia del mjaft mirë, po i reziston luftës me Rusinë

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se presidenti Volodymyr Zelensky “po ia del mjaftë mirë”, duke iu referuar luftës Rusi-Ukrainë . “Ai po reziston”, tha...
09:13 | 25/06/2026

Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?

E njëjta shportë blerjesh mund të kushtojë pothuajse katër herë më shumë, varësisht nga vendi ku ndodheni në Evropë. Por cilat vende janë më të...
09:05 | 25/06/2026

Garda Revolucionare paralajmëron anijet: Do marrim masa nëse kaloni pa leje në Ngushticën e Hormuzit

Garda Revolucionare, forca ushtarake elitare e Iranit, paralajmëroi anijet në Ngushticën e Hormuzit të mos përpiqen ta kalojnë atë pa lejen e tyre. Ata gjithashtu paralajmëruan se...
09:05 | 25/06/2026