Tragjedi në koncertin e “Oasis”, 40-vjeçari bie nga stadiumi Wembley dhe humb jetën

4 Gusht 2025 | 14:39

Yjet e Britpopit, Oasis, thanë të dielën se anëtarët e tyre janë “të tronditur dhe të trishtuar” pasi një burrë u rrëzua dhe vdiq gjatë një koncerti të grupit në stadiumin Wembley të Londrës.

Tragjedia ndodhi të shtunën në mbrëmje dhe raportet thonë se fansi ra nga kati i sipërm i stadiumit me kapacitet 90,000 vende.

 “Oasis dëshiron t’u shprehë ngushëllimet tona të sinqerta familjes dhe miqve të personit të përfshirë”- ka thënë në një deklaratë për mediat grupi legjendar.

Ndërkohë policia e cila ka konfirmuar lajmin të dielën tha se të pranishmit në stadium duhet të tregohen të gatshëm për të ndihmuar policinë nëse kanë ndonjë pamje filmike nga momenti kur ka ndodhur rënia e 40-vjeçarit i cili humbi jetën në vend.

Koncerti i së shtunës në mbrëmje ishte i katërti në një seri prej pesë shfaqjesh në Wembley për Oasis – i fundit ishte mbrëmë.

Grupi do të vazhdojë të japë tre shfaqje në Edinburg dhe dy në Dublin përpara se të niset përtej Atlantikut për pjesën e Amerikës së Veriut të turneut të ribashkimit Oasis Live ’25 .

 Më pas, ata do të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar për dy shfaqjet e fundit në Wembley në shtator, dhe është raportuar se aktualisht janë duke u zhvilluar negociata për ta sjellë turneun me bileta të shitura në Evropë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja

Më shumë se 5,300 njerëz janë konfirmuar të kenë vdekur nga tërmetet dhe më shumë se 16,500 të tjerë janë plagosur, sipas një numri të...
10:17 | 24/07/2026

Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit

Një burrë ka vdekur në një incident pengmarrjeje në një degë banke në Regensburg, Bavari, në Gjermaninë jugore. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar pas...
10:03 | 24/07/2026

Riorganizim në qeverinë gjermane, Merz ndryshon kabinetin dhe shkarkon Ministrin e Transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi  të premten, se Nina Warken do të marrë detyrën si drejtuese e kancelarisë së tij, pas lëvizjes së Torsten Frei...
09:41 | 24/07/2026