Tragjedi në Meksikë/ Treni përplaset me autobus, 8 të vdekur dhe 45 të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në veriperëndim të Meksikës, ku një tren është përplasur me një autobus me dy kate, duke lënë të paktën 8 persona të vdekur dhe 45 të tjerë të plagosur.
Ngjarja tragjike u regjistrua në qytetin industrial të Atlacomulco, në një zonë të mbushur me depo dhe fabrika. Sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile të shtetit të Meksikës, ekipet e emergjencës ndodhen ende në vendngjarje, ku po vijojnë operacionet për të shpëtuar të mbijetuarit dhe për të sqaruar shkaqet e aksidentit.
Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin dramatik kur treni godet me shpejtësi autobusin, i cili ndodhej i bllokuar në një kryqëzim pa sinjalistikë apo barriera sigurie. Në video, autobusi shihet duke lëvizur ngadalë në një zonë me trafik të dendur, kur treni shfaqet papritur dhe e përplas fuqishëm në mes, duke e nxjerrë jashtë shinave.
Një tjetër video pas përplasjes tregon pamje tronditëse të autobusit të dëmtuar rëndë, me çatinë e çarë dhe pasagjerë të bllokuar brenda tij, ndërsa treni kishte ndaluar disa metra më tutje.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë një version zyrtar për shkaqet e aksidentit, por dyshohet se mungesa e sinjalistikës rrugore dhe trafiku i rënduar në zonë kanë qenë faktorë kyç në këtë tragjedi.
Hetimet janë në vijim, ndërkohë autoritetet lokale kanë shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën për të mos penguar punën e ekipeve të shpëtimit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Muri SHBA-Meksikë do të lyhet me të zezë për të ndaluar emigrantët të ngjiten
- Presidentja e Meksikës kundër Trump: Nuk do të lejojmë në Meksikë ushtrinë amerikane
SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj
Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 21:15 SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978