Tragjedia në Vilë-Bashtovë/ Vrojtuesi i plazhit: Përgjegjësia, mbi administratorin
Vrojtuesi i plazhit Festim Sula ishte i ftuar këtë të hënë në Euronews Albania për të folur rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë në zonën e Vilë –Bashtovës në Kavajë, ku humbën jetën babai me dy djemtë e tij të mitur.
Në këtë zonë është vënë re mungesa e vrojtuesit të plazhit, gjë që mund të kishte qenë një ndihmë për tre personat të cilët humbën jetën. sula tha se përgjegjësia për sigurinë në plazh bie mbi administratorin që e ka marrë këtë zonë në përdorim, por edhe mbiministrinë e cila duhet të monitoronte nëse administratori i plazhit ofronte siguri për pushuesit.
“Ministria ka përgjegjësinë e kontrollimit të dokumentacionit, nëse vrojtuesi i plazhit është qapo jo në vendin e punës, ndërsa e gjithë përgjegjësia bie mbi personin që ka marrë në përdorim rërën. Aty bie e gjithë përgjegjësia.
Ai është përgjegjës bashkë me ministrin, pasi ministria monitoron nëse i plotëson të gjitha kushtet e sigurisë apo jo. Ministria në rast se nuk garantohet siguria e pushuesit në bregdet, ministria nuk duhet ta lejojë të funksionojë si stacion plazhi”,-tha për Euronews Albania Festim Sula.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë